“Bota ka vuajtur mjaft, vaksinohu nëse do të luash” – Nadali e shkatërron Gjokoviqin me të vërtetën brutale

“Bota ka vuajtur mjaft, vaksinohu nëse do të luash” – Nadali e shkatërron Gjokoviqin me të vërtetën brutale

Rafael Nadali e ka gozhduar Novak Djokovicin duke thënë se bota ka vuajtur mjaft nga Covid-19 në dy vitet e fundit dhe se tenisti serb po i vuan pasojat e vendimit të vet për të mos u vaksinuar.

Djokovici nuk u lejua të futet në Australi të mërkurën, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19.

Menjëherë pas vendimit për t’ia ndaluar hyrjen në Australi, Djokovici u dërgua në Park Hotel, një ndërtesë karantinimi në Melbourne, pasi u mbajt në aeroportin e qytetit për nëntë orë të tëra.

Ai nuk ishte në gjendje të ofronte dëshmi se ishte plotësisht i vaksinuar apo se kishte arsye ta forta mjekësore për t’u përjashtuar nga marrja e vaksinës.

Si pasojë tenisti numër një në botë nuk do të jetë në gjendje ta mbrojë titullin në Australian Open më 17 janar, pasi do të dëbohet për në Serbi.

Djokovic nuk ka treguar asnjëherë nëse është i vaksinuar, por në të kaluarën e ka ngritur zërin kundër marrjes së vaksinës.

Duke folur të enjten, Nadal nuk u përmbajt kur u pyet për ndalimin e Djokovicit nga autoritetet australiane.

“Bota ka vuajtur mjaft. Merreni vaksinën”, tha Nadal.

“Sikur të donte, ai do të ishte këtu duke luajtur në Australi pa ndonjë telashe. Por ai vendos për veten e vet. Të gjithë jemi të lirë të vendosim për veten, por pastaj ka pasoja apo jo? Është normale që njerëzit këtu në Australi janë zemëruar me këtë rast, sepse ata kanë kaluar nëpër shumë kohë të vështira me mbylljen e vendit dhe shumë prej tyre nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e veta”, theksoi tenisti spanjoll.

Ekipi ligjor i Djokovicit është ankuar ndaj vendimit të autoriteteve për anulimin e vizës së tenistit serb dhe është në pritje të vendimit të gjykatës.

Sipas mediave australiane, gjykata mund të vonohet në dhënies e vendimit dhe Djokovic mund të mbahet në Park Hotel deri të hënën.

Djokovic është nëntë herë kampion i Australian Open dhe po shpresonte se këtë vit do ta thyente rekordin për më së shumti tituj grand slam në histori, pasi ai ka 20, aq sa Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Shpërndaje në: