Botërori ia merr jetën një shqiptari

Botërori ia merr jetën një shqiptari

Futbolli përjetohet në mënyra të ndryshme, madje ka raste edhe kur për shkak të tij fundi është tragjik. Kjo ka ndodhur edhe me një shqiptar nga Cërriku, i cili i ka dhënë fund jetës për shkak se humbi pagën e tij në loto.

Një 44 vjeçar baba i dy fëmijëve të vegjël në kushte depresive i ka dhënë fund jetës duke u vetë hedhur nga oxhaku i ish-uzinës së naftës në Cërrik. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ku në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt.

Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetë hedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. 44 vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë Botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në loto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë.

Për fatin e tij të keq Belgjika humbi. Në kushte depresive 44 vjeçari nisi të vuajë për gjestin që bëri pasi ishte hera e parë që linte këtë shumë parash në loto ku për pasojë i dha fund jetës. Në Cërrik ai njihej njeri i qetë dhe rrallë linte para në loto por me shuma të vogla. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Shpërndaje në: