Bottas triumfon në Austri, lë pas Vettelin dhe Riccardion

Bottas triumfon në Austri, lë pas Vettelin dhe Riccardion

Valtteri Bottas me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, garë të cilën e dominoi nga xhiro e parë deri tek e fundit.

Piloti finlandez e nisi atë nga “pole position” fituar dje, zhvilloi një garë të përkryer dhe pa gabime, duke u shkëputur dhe arritur një sukses të merituar, i dyti për të këtë sezon dhe në karrierën e tij.

Në vendin e dytë u rendit Sebastian Vettel me Ferrari, që edhe pse kishte një shans të mirë për të thelluar diferencën me rivalët në renditje, në fund u detyrua të kënaqet me vendin e dytë.

Ferraristi e nisi dhe e mbylli garën në këtë pozicion, nuk ishte asnjëherë agresiv, por në fund mori pikë të rëndësishme për Botërorin.

I treti u klasifikua Daniel Ricciardo me Red Bull, që la pas Lewis Hamilton me Mercedes.

Shpërndaje në: