BQK: 45 mijë kërkesa për të shtyrë pagesën e kredive në Kosovë

BQK: 45 mijë kërkesa për të shtyrë pagesën e kredive në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës tha se që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, rreth 45 mijë subjekte kanë kërkuar shtyrje të pagesës së kredive për shkak të përballjen me rënie të veprimtarive dhe të të ardhurave. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, guvernatori Fehmi Mehmeti thotë se rënia e të ardhurave në buxhet, e dërgesave nga diaspora dhe mbyllja e një pjesë të bizneseve do të ndikoj në rënien ekonomike dhe do ta detyrojë vendin të kërkojë kredi nga institucionet ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Guvernator, Kosova po përballet me një pandemi që ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit. Cilat janë shqetësimet kryesore që i shihni në ekonominë e vendit?

Fehmi Mehmeti: Faktikisht tashmë është e dishme që do të përballemi me vështirësi ekonomike dhe ekonomia ka vazhduar të ketë rënie në nivel global jo vetëm në Kosovë, do të afektohen në aspektin negativ gjitha aktivitetet ekonomike edhe në nivel të Kosovës por edhe në nivel global dhe realisht kjo ka shtyrë të gjitha vendet e Evropës dhe në nivel global poashtu edhe Kosovën që të korrigjojë ose të bëjë parashikimet e mundshme ekonomike edhe pse është e vështirë që të bëhen parashikimet e sakta makro-ekonomike në këtë periudhë kohire marr parasysh faktin që nuk dihet se cilat do të jenë pasojat e pandemisë, nuk dihet se sa do të zgjasë pandemia mirëpo megjithatë janë disa vlerësime që ne si Bankë Qendrore i kemi bërë të cilat duhet të merren me rezervë duke pasur parasysh faktin që do t’i shikojmë nga afër zhvillimet ekonomike duke pasur parasysh edhe faktorët që përmenda më herët dhe të dalim me parashikime të sakta.

Sa i përket rritjes ekonomike në vend parashikimet aktuale janë që do të kemi një rënie ekonomike prej minus 2 deri në minus 4 për qind, parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë që Kosova do të ketë një rënie ekonomike rreth minus 5 për qind, por edhe njëherë po them këto duhet të merren me rezervë marr parasysh faktin se sot është vështirë që të bëhet një parashikim i saktë i rritjes ekonomike duke pasur parasysh efektet ose faktorët që nuk e dimë se sa do të zgjasë pandemia dhe cilat do të jenë përmasat e saja dhe të gjitha vendet janë duke i korrigjuar parashikimet e tyre makro-ekonomike marr parasysh faktorët që i përmenda më herët. Afektohen të gjitha aktivitetet ekonomike ose do të ketë ndikim negativ si të hyrat buxhetore që detyrimisht do të kemi një zvogëlim të të hyrave buxhetore që vlerësojmë deri më tani që do të jenë rreth minus 200 milionë poashtu do të afektohen edhe remitencat për arsye se janë prekur vendet nga të cilat vijnë remitencat siç janë Gjermania, Zvicra dhe vendet tjera edhe pse në një vlerësim që kemi deri tash në muajin prill janë diku 53 milionë remitenca që janë pranuar vetëm përmes institucioneve financiare bankare që merren me pagesa, do të thotë po flas për prillin e vitit 2020 ndërkaq në prillin e vitit 2019 përfshirë totalin e të gjitha të hyrava që i kemi pasur prej remitencave ka qenë 68 milionë ndërkaq për prillin e vitit 2020 po flas për të hyrat ose remitencat që janë realizuar përmes institucioneve financiare jobankare që kanë aktivitet çështjen e pagesave.

Por megjithatë presim që të ketë një rënie të remitencave, remitencat janë një burim shumë i rëndësishëm i financimit për ekonominë e Kosovës marr parasysh faktin që diku rreth 12 për qind merr pjesë në Bruto Produktin Vendor ose në GDP e Kosovës, poashtu do të afektohen tash masat që janë marr nga qeveria e Kosovës të ngjajshme me masat e ndërmarra nga të gjitha qeveritë e vendeve tjera një izolim ose një mbyllje e tërësishme për shkak të mos përhapet virusi ka ndikuar që shumë biznese të mbyllen, të ndërprehen shumë aktivitete ekonomike që njëkohësisht kjo ka ndikuar edhe në largimin e shumë njerëzve nga puna plotësisht apo pjesërisht.

Është një pako emergjente që është miratuar nga qeveria e Kosovës, e konsiderojmë si një injektim i mirë për ekonominë e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore me qëllim që të mbajë likuiditetin dhe të mbajë gjallë aktivitetin e bizneseve të prekura nga pandemia por duhet ta kemi parasysh që është pako emergjente dhe nuk është e mjaftueshme për të adresuar nevojat dhe sfidat që ka ekonomia e Kosovës dhe për këtë arsye kërkohet që të kemi një plan të të rimëkëmbjes, një plan i qartë që do të injekton burimet e kapitalit në ekonomi me qëllim që ruaj likuidetin e bizneseve dhe të përkrahë projektet investive të bizneseve. Ky komision sa i përket planit të rimëkëmbjes veç se ka filluar qysh dje dhe presim që shumë shpejt të kemi një plan konkretë të rimëkëmbjes ekonomike dhe pritjet tona janë që vlera e këtij fondi të rimëkëmbjes të jetë shumë e madhe dhe të adresojë nevojat që ka ekonomia e Kosovës. Por këtu duhet të kemi parasysh se kjo do të ndikojë ose do të jetë e dedikuar kryesisht për projekte investive me qëllim që ekonomia të kthehet në nivel ku ka qenë. Afektet ose ndikimet negative veç po shihen gjatë këtij tre mujori të dytë edhe tre mujori i tretë sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore do të jetë me ndikime negative ndërsa tre mujori i katërt i këtij viti presim që të kemi një rikuperim dhe vitin e ardhshëm presim që të kemi një rikuperim shumë më të mirë ose të plotë dhe vlerësimi edhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që janë të ngjajshme me tonat pritjet janë që vitin e ardhshëm do të kemi një rritje ekonomike diku 7.5 për qind.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët një plan të rimëkëmbjes, sipas mendimit tuaj sa duhet të shkoj kjo shumë për të ndihmuar ekonominë?

Fehmi Mehmeti: Në bazë të anketës që është bërë te bizneset diku rreth 40 për qind e bizneseve në total janë të mbyllura plotësisht dhe thuajse aktiviteti i tyre ka ra, duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë për të parë se sa ka qenë ndikimi i pandemisë ekonomik te këto biznese dhe biznese tjera që kryesisht janë prekur për të ardhur te një shifër e saktë, por ajo që është me rëndësi është se ne si Bankë Qendrore këshilla jonë është që edhe kam spalosur te grupi punues për hartimin e planit të rimëkëmbjes ekonomike që është mirë që gjithçka të shkoj ka Fondi i garantimit të kredive në mënyrë indirekte qeveria të përkrahë ekonominë përmes Fondit të garantimit të kredive dhe ta rritë buxhetin e këtij fondi dhe kjo ka shumë avantazhe, në rend të parë do të ketë mundësi që shumë më shumë biznese të përfitojnë nga ky fond dhe në rend të dytë unë besoj dhe shpresoj që realisht është e nevojshme që në kuadër të këtij fondi të krjiohet një lloj dritare COVID që do t’i dedikohet bizneseve të cilat janë të prekura nga COVID-19 dhe gjithashtu të jetë mundësia e kreditimit dhe përkrahjes së bizneseve që kanë qëllim prodhimin gjegjësisht krijimin e vendeve të reja të punës dhe sektorë më pak të kredituar që ne konsiderojmë pridhimin dhe bujqësinë si dy prej sektorëve që edhe njëherë po them i konsiderojmë pro motorë të zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës dhe kjo poashtu kanalizimi i fondeve përmes qeverisë dhe përmes fondeve tjera përmes këtij fondi të garantimit të kredive do të jep edhe mundësinë që të kthehet ose mund të jepet kredia me një periudhë dy vjet me një normë shumë të ulët interesit poashtu do të ketë mundësi edhe subvensionimi i normës të interesit dhe këto janë propozimet tona që duhet të dalin edhe besoj që do të kenë mirëkuptim dhe përkrhaje prej këtij grupi punues kur të hartohet ky plan i rimëkëmbjes ekonomike.

Zëri i Amerikës: Një çështje që ka ndërmarr Banka Qendore e Kosovës ka qenë shtyerja e pagesave të kredive nga ana e qytetarëve dhe bizneset. Sa persona dhe biznese deri më tash kanë aplikuar për këtë dhe sa gjatë do të jetë kjo shtyerje?

Fehmi Mehmeti: Ne kemi qenë shumë proaktiv qysh me datën 16 mars kur kemi marr vendime dhe së bashku me shoqatën e bankave që fillimisht që shtyerja të bëhet deri më datën 30 prill dhe më pastaj me kërkesën e bankave është marr vendimi që shtyerja të bëhet për tre muaj përfshirë edhe këtë periudhën që e përmenda më herët deri më 30 qershor dhe ajo çka është e mirë të thuhet tani për publikun është që interesi i rregulltë do të përllogaritet mirëpo nuk do të paguhet për menjëherë por do të ndahet minimum për 6 muaj të ardhshëm ndërkaq kërkesat deri më tani janë diku rreth 45 mijë kërkesa që kanë aplikuar për shtyerje të këstit të kredive, 12 mijë janë persona juridik dhe janë aprovuar 98 për qind ndërkaq pjesa tjetër u përket personave fizikë dhe diku 86 për qind prek këtyre kërkesave janë aprovuar. Ajo çka nuk është aprovuar ose është në proces janë kërkesa që janë paraqitur prej personave që janë të punësuar në sektorin publik përfshirë edhe Bankën Qendrore dhe të cilat me të drejtë nuk kanë arsye që të kërkojnë shtyerje të pagesës së këstit të kredive marr parasysh faktin se në aspektin material nuk i ka afektuar kriza në fjalë dhe pagat i marrin me kohë dhe njejtë siç i kanë marr edhe më herët.

Zëri i Amerikës: Ju mbikëqyrni systemin bankar dhe atë sigurimeve, sa ka ndikuar pandemia në këto dy sektorë dhe a pritni që të kenë telashe në likuiditet?

Fehmi Mehmeti: Ne kemi bërë një prerje kur ka filluar pandemia në Kosovë që është data 16 mars dhe kemi bër ënjë prerje nga ajo kohë dhe për çdo ditë po e përcjellim raportin e likuidetit gjë që jemi duke raportuar tek FMN në baza ditore, raporti i likuidetit më 15 mars ka qenë 35 për qind ndërkaq të dhënat që i kam sot raporti i likuidetit shënon 35.7 për qind, pra kemi një rritje prej 0.7 përqind të raportit të likuidetit që tregon se likuidetiti është më i mirë sot se sa ka qenë kur është paraqitur pandemia pra kjo tregon se kemi një sektor likuid, poashtu edhe raporti i mjaftueshmërisë kapitale shënon 16 për qind që është mbi minimumin e kërkuar rregullativ pra me një fjalë mund të themë se kemi një sistem fiannciar stabil, likuid dhe mirë të kapitalizuar. Më i prekuri nga kjo krizë është sektori i sigurimeve ku kemi rënie të primes së shkruar bruto, nëse e marrim vetëm periudhën e muajit mars të këtij viti deri më 15 mars janë realizuar diku rreth 2 milionë euro si primë i shkruar bruto ose si të hyra për kompanitë e sigurimeve ndërkaq vetëm prej 16 marsit e deri më 31 mars janë 920 mijë. Nëse e krahasojmë këtë me marsin e vitit 2019 përafërisht ishte dahsur të ishin diku rreth 5 milionë euro të hyra për kompanitë e sigurimit. Në anën tjetër kompanitë janë të detyruar që të bëjnë pagesat e dëmeve diku rreth 10 milionë euro janë bërë pagesa të dëmeve edhe pse nuk kanë arkëtuar të hyra ose kanë arkëtuar shumë rreth 50 për qind e asaj çka ata kanë planifikuar, ajo çka është e mirë të thuhet është të ju bëj thirrje të gjithë atyre që posedojnë automjete që kanë mundësinë që përmes pagesave online të bëjnë sigurimin e automjeteve dhe është një mundësi e mirë që iu është dhënë që për derisajanë mbyllur qendrat e regjistrimit të automjeteve që atom und të lëvizin vetëm me polisë të sigurimit.

Zëri i Amerikës: Kosova për të përballuar këtë krizë ekonomike do të duhet që të marr borxh nga jashtë. Sa ka mundësi Kosovë të hyj në borxh?

Fehmi Mehmeti: Është vlerësim i gjithë ekspertëve ndërkombëtar sa i përket fushës së ekonomisë dhe financave prej FMN-së dhe Bankës Botërore që këtë krizë do ta përballojnë vendet të cilat e kanë borxhin e ulët publik. Kosova bën pjesë në ato vende me borxh shumë të ulët publik. Borxhi publik shënon në raport me GDP shënon 17.4 për qind pra kemi një borxh shumë të ulët publik krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë dhe mundësia e rritjes e borxhit publik është e nevoshme dhe duhet të bëhet mirëpo ajo çka duhet të kemi parasysh është mirë të dihet për çka po merret borxhi publik, do të thotë të jetë i dedikuar për aktivitete që kanë vlerë të shtuar për ekonominë prandaj kur njëehrë nuk është borxhi i madh publik për derisa ka vlerë të shtuar në ekonomi, i madh është në qoftë se nuk ka vlerë të shtuar në ekonomi dhe përdoret për diçka që nuk ka vlerë të shtuar në ekonomi. Ne kemi një borxh të ulët ekonomi dhe ne kemi mundësi dhe nevojat janë që ta rrisim këtë borxh por edhe njëherë por duhet të dihet për çka po përdoret pra duhe ttë përdoret me qëllim që të dedikohet në aktivitete që kanë vlerë të shtuar për ekonominë.

Shpërndaje në: