Brahim Diaz: Ibrahimovic është si vëlla i madh

Brahim Diaz: Ibrahimovic është si vëlla i madh

Brahim Diaz ka folur së fundmi për situatën e tij tek Milan, pikërisht kur ai po prek formën më të lartë që kur kaloi në ‘San Siro’,

Mesfushori spanjoll po shënon dhe asiston rregullisht për skuadrën e tij. Por, ai është ndihmuar shumë edhe nga shokët e skuadrës.

Diaz ka përmendur veçanërisht të madhin Zlatan Ibrahimovic, për të cilin ka thënë se është si vëllai i madh.

“Ai është si një vëlla i madh. Ai gjithmonë kërkon maksimumin nga unë, por pastaj të jep edhe këshilla të shkëlqyera”, ka thënë Diaz për Ibrahimovic, transmeton Periskopi.

“Ai tregon përkushtim në mua, kjo më jep vetëbesim. Ai gjithmonë bën diferencën, edhe nëse luan edhe nëse s’luan. TA kesh atë në skuadër është një plus”, shtoi spanjolli.

Zlatan Ibrahimovic do të jetë mungesa e madhe e Milan në Champions League për ndeshjen kundër Atletico Madrid. /Periskopi/

Shpërndaje në: