Brazili regjistroi mbi 11 mijë raste të reja për 24 orë me Covid 19

Brazili regjistroi mbi 11 mijë raste të reja për 24 orë me Covid 19

Brazili është shndërruar në epiqendrën e re të infeksioneve me COVID-19.

Brazili regjistroi një numër rekord të rasteve të reja të koronavirusit të ri të mërkurën, duke tejkaluar numrin e Francës për t’u bërë vendi i gjashtë më i prekur, derisa sëmundja dërgon ekonominë drejt vitit të saj më të keq që të paktën nga 1900, raporton Reuters.

Qeveria konfirmoi 11,385 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e saj të përgjithshëm në 188.974 raste të koronavirusit që prej fillimit të shpërthimit.

Madje, Brazili ka filluar të konsiderohet si epiqendra e re e COVID-19.

Pandemia ka goditur ekonominë e Brazilit ndërsa banorët strehohen në shtëpi dhe shumë qeveri shtetërore dhe lokale udhëzuan që shumica e bizneseve të mbyllen për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Shpërndaje në: