Brazilianët mbeten pa fjalë nga “Air Albania”, deklarata e tyre për stadiumin bën xhiron e botës

Brazilianët mbeten pa fjalë nga “Air Albania”, deklarata e tyre për stadiumin bën xhiron e botës

“Air Albania” është kthyer në një stadium markë jo vetëm për Shqipërinë, por shumë më gjerë. Media Goal Brasil ka postuar imazhet nga stadiumi në Tiranë.

“Një nga stadiumet më të bukura në Europë dhe i pari që priti finalen e Conference League”, shkruhet në këtë media që vlerëson arenën e kryeqytetit shqiptar.

Kjo është një reklamë shumë e mirë për stadiumin tonë kombëtar, që tani vlerësohet përtej Europës dhe nga një media prestigjoze.

Pak muaj më parë, në “Air Albania” u zhvillua finalja e Conference League mes Feyenordit dhe Romës, që u fitua me rezultatin minimal nga italianët.

Finalja dhe cdo gjë tjetër shkoi më së miri duke i dhënë pikët maksimale vendit tonë që organizonte për herë të parë finalen e një kompeticioni të tillë.

Me siguri që në të ardhmen, finale të tjera të mëdha do zhvillohen në “Air Albania”, që pavarësisht kapacitetit jo shumë të madh të ulësësve, sërish mbetet një stadium modern në Europë.

Shpërndaje në: