“Brezovica”: Vetëvendosje thotë se nuk e di nëse u arrestua dhëndri i Liburnit

“Brezovica”: Vetëvendosje thotë se nuk e di nëse u arrestua dhëndri i Liburnit

Nga Vetëvendosja kanë thënë se nuk janë në dijeni nëse asamblisti i tyre, Berat Lahu, është arrestuar sot nga operacioni policor për rastin “Brezovica”.

I kontaktuar nga “Zëri”, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka thënë se nuk kanë informacione për arrestimin e Lahut dhe se janë informuar vetëm nga mediat.

“Jo, nuk e dimë, vetëm ato që po shohim në media. Ne sot kemi seancë të Kuvendit”, ka thënë shkurt Sveçla për “Zeri.info”.

Në anën tjetër, prokurori i rastit “Brezovica 6”, Rasim Maloku, ka konfirmuar për Expressin arrestimin e asamblistit Lahu.

Prokurori Maloku tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Shpërndaje në: