Britania do të dërgojë një sistem të ri raketor në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Britania e Madhe do t’i dorëzojë Ukrainës një sistem të ri raketor antitank, i cili do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës, e cila, siç tha sot ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, po përballet me sjelljen kërcënuese të Rusisë.

“Ne kemi marrë vendimin për të pajisur Ukrainën me sisteme të lehta të armëve të mbrojtjes antitank,” tha Wallace në parlament, duke shtuar se ai ftoi homologun e tij rus Sergei Shoigu të vizitojë Londrën në javët e ardhshme për të diskutuar krizën, raportoi Reuters.

“Nuk bëhet fjalë për armë strategjike. Pajisjet që ne do t’i dorëzojmë Ukrainës nuk përbëjnë kërcënim për Rusinë, pasi janë të natyrës mbrojtëse,” tha Wallace.