Britania do të ndajë të paktën 2.6 miliardë dollarë për Ukrainën vitin e ardhshëm

Britania do të ndajë të paktën 2.6 miliardë dollarë për Ukrainën vitin e ardhshëm

Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të ndajë të paktën 2.6 miliardë dollarë, si ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vitin e ardhshëm.

Rusia ka nisur luftën në Ukrainë në fund të muajit shkurt.

Perëndimi ka ndarë miliarda dollarë për të forcuar ushtrinë ukrainase me sisteme moderne të armëve.

Mbështetja ushtarake e Britanisë për Ukrainën pritet të përfshijë pajisje sikurse lansuese të shumëfishta të raketave, ka thënë zyra e kryeministres përmes një deklarate.

“Fitoret e Ukrainës në javët e fundit kanë qenë inspiruese”, është thënë në deklaratë.

“Mesazhi im për popullin ukrainas është që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë mbrapa jush në secilin hap. Siguria juaj është siguria jonë”.

Ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë në fillim të muajit shtator, për të rikthyer kontrollin në territoret e pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt. /REL/

Shpërndaje në: