Britania e Madhe jashtë Bashkimit Evropian

Britania e Madhe jashtë Bashkimit Evropian

Britania e Madhe ka votuar në Referendum për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian. Sipas BBC, në përfundim të numërimit rezultoi që 51.9% e qytetarëve britanikë kanë votuar që të dalin nga unioni dhe 48.1% kanë votuar pro qëndrimit në BE.

E përkthyer në vota 17,410,742 e qytetarëve votuan që të dalin nga BE dhe 16,141,241 votuan pro qëndrimit në union.

Uellsi dhe Anglia kanë votuar për daljen e Britanisë madhe nga BE, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Skocia kanë votuar kundër daljes nga BE.

Zyrtarët e numërimit të votave thanë se pjesëmarrja ishte e lartë në këtë referendum, i cili kishte të bënte me emigracionin, sovranitetin, sigurinë dhe të ardhmen ekonomike të Britanisë.

Udhëheqësi i fushatës për largimin nga BE-ja, Nigel Farage, tha se 23 qershori do të hyjë në historinë e Britanisë si “Dita e Pavarësisë”. Ai i bëri thirrje kryeministrit David Cameron të japë dorëheqjen.

Pasiguria që pason daljen nga BE-ja bëri që paundi britanik të luhatej shumë dhe gjatë natës ai ra më shumë se 5 për qind.

Shpërndaje në: