Britania e Madhe: Përkrahim nismën për një tribunal kundër Putin

Britania e Madhe: Përkrahim nismën për një tribunal kundër Putin

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se vendi i saj është i hapur ndaj idesë për një tribunal ndërkombëtar që do ta ndjekë Vladimir Putinin dhe liderët e tjerë ndaj luftës në Ukrainë, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.

E pyetur nga një radio ukrainase nëse Mbretëria e Bashkuar e përkrah një nismë të tillë, ajo tha: “Kështu, ne jemi shumë të qartë se Putin dhe të gjithë ata që janë mbrapa këtyre dyshimeve për krime të luftës që po kryhen në Ukrainë duhet të mbahen përgjegjës dhe ne jemi duke punuar nga afër për këtë”.

“Ne kemi dërguar mbështetje në Ukrainë për të mbledhur dëshmi, prej dëshmitarëve okularë deri tek videot”

“Nëse tribanuli do të ishte i nevojshëm, atëherë Mbretëria e Bashkuar definitivisht e mbështetë këtë nismë”, tha Truss. /Periskopi/

Shpërndaje në: