Britania e Madhe: Ukraina po merr mjaftueshëm armë për ta fituar luftën

Britania e Madhe: Ukraina po merr mjaftueshëm armë për ta fituar luftën

Rusia po e tejkalon në numër Ukrainën në luftimet artilerike në raport 20 me 1 në disa zona, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Por ai tha se aleatët janë duke dërguar sisteme raketore dhe artileri me rreze të gjatë drejt Ukrainës që do t’ia mundësojnë fitoren forcave ukrainase.

Ai parashikoi se së shpejti trupat ukrainase do të jenë në gjendje për të bërë “përparime domethënëse në lindje të vendit”.

Ai tha se trajnimi i trupave ukrainase mbi përdorimin e armëve më komplekse do jetë vendimtare si pjesë e kësaj përpjekje.

I pyetur nga Sky News nëse ai mendon se aleatët janë duke dërguar mjaftueshëm armë drejt Ukrainës që ajo të jetë në gjendje ta fitojë luftën, Wallace tha: “Po, unë mendoj ashtu. Unë mendoj se ukrainasit kanë dhe do të kenë mjaftueshëm kapacitete në javët e ardhshme në duart e tyre për të bërë progres të madh në lindje të vendit ose për të mbrojtur vendet sikurse Odessa”. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: