Britania ishte gardiane e Kosovës në BE

Britania ishte gardiane e Kosovës në BE

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, thotë gjatë një interviste për Zërin, se Britania e Madhe ka qenë një nga aleatët kryesore të Kosovës në BE. Ajo, siç thotë ai, vazhdimisht ka shtyrë të tjerët që Kosovës të mos i mohohet e ardhmja evropiane. Megjithatë, përkundër votimit për largim nga BE-ja, sipas tij, Britania do të vazhdojë të qëndrojë afër Kosovës.

 

Sipas Greiçevcit, Brexit nuk do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi Britania nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes për këtë çështje, sepse nuk është anëtare e Schengenit.

Ndërkohë duke folur për referendumin, i cili vendosi largimin e Britanisë nga BE-ja, ambasadori thotë se rezultati ishte shumë zhgënjyes. Sipas tij, rezultati ka ndarë në dysh shoqërinë britanike dhe ka shkaktuar përçarje midis komuniteteve dhe regjioneve (Skocisë, Uellsit, Irlandës Veriore dhe Anglisë).

Edhe dëmet ekonomike pas këtij vendimi sipas tij, nuk janë të pakta. Një prej arsyeve e cila shtyu britanikët që të votojnë pro daljes nga BE-ja, ambasadori kosovar thotë se është frika nga imigracioni i pakontrolluar në BE.

Shpërndaje në: