Britania mbështeti planin për t’i detyruar qytetarët jashtë BE-së që të paguanin për të hyrë në Evropë

Periskopi.com Lajme

Qeveria britanike ishte prej “mbështetësve më të mëdhenj” të planeve të BE-së për t’ju kërkuar qytetarëve të vendeve jashtë BE-së që të merrnin autorizime dhe të paguanin një tarifë që të hynin në zonën e lirë, ka mësuar the Guardian.

Qeveria e David Cmeron kishte mbështetur idenë kur ishte lansuar nga Komisioni Evropian në prillin e 2016-s, tre muaj para referendumit të BE-së.

Kjo tarifë do të isthe prej 7 eurove, e prej të cilës tashmë do të goditen vet qytetarët britanikë.

Mbështetësit e Brexitit reaguan me zemërim këtë javë kur komisioni deklaroi planet për sistemin e autorizimit dhe të pagesës.

Pavarësisht pretendimeve se ideja ishte ndëshkim për Brexitin, në fakt ajo kishte ekzistuar shumë më herët para se të ndodhte një gjë e tillë.

Edhe ish kryeministrja, Theresa May, raportohet se e ka mbështetur këtë koncept. /Periskopi

Shpërndaje në: