Britania rikthen masat ndaj koronavirusit, testi i nevojshëm për të gjithë udhëtarët

Britania rikthen masat ndaj koronavirusit, testi i nevojshëm për të gjithë udhëtarët

Kryeministri i Britanisë së Madhe shpalli të shtunën rikthimin e disa prej masave kundër koronavirusit për të parandaluar një përkeqësim të mundshëm të situatës pas identifikimit të dy rasteve me variantin e ri Omicron, që mendohet të jetë edhe më shumë i transmetueshëm.

Kështu, nga java e ardhshme përdorimi i maskës do të jetë i detyrueshëm në të gjitha dyqanet dhe transportin publik në mbarë vendin. Gjithashtu, testi PCR do të jetë i nevojshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani, ndërsa të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit me variantin e ri të Covid do të duhet të izolohen edhe nëse janë të vaksinuar me të dyja dozat.

Kryeministri Johnson shtoi se masat do të jenë të përkohshme, megjithatë u shpreh se Krishtlindjet do të jenë më të mira këtë vit.

Shpallja e këtyre kufizime erdhi pasi autoritetet shëndetësore konfirmuan se 2 raste me variantin e ri nga Afrika e Jugut regjistruan në Essex dhe Nottingham. Ato do të qëndrojnë në fuqi 3 javë deri sa të ketë një përgjigje nëse vaksinat janë të efektëshëm kundër këtij mutacioni.

Shpërndaje në: