Britania shqyrton edhe një herë strategjinë për Brexit
Dokumenti, i cili vjen pasi parlamenti lejoi kryeministren Theresa May-n, të fillojë procesin e Brexitit, do të përshkruajë qëllimet negociuse pë të lënë Bashkimin Evropian.
Deputetët do të diskutojnë projekt-ligjin në detaje më shumë javën e ardhshme, kur ai arrin në fazën e komisionit në dhomën e përfaqësuesve, ndërsa laburistët kanë premtuar se do të ndryshojnë amandamentin, deri tani janë paraqitur shumë ndryshime dhe objektiva, dhe do të shikohet se cila do ta tërheqë më shumë qeverinë.
Që prej dy ditësh, Parlamenti britanik u përfshi në debate për të lënë Brexitin, deri sa në fund kaloi me 498 vota pro dhe 114 kundër, ligjin që kryeministrja Theresa May të nis negociatat për largimin nga Bashkimi Evropian.
May, kishte bërë publike 31 marsin si datën e fundit për negociatat e shkëputjes nga Brukseli. /Periskopi/



