Britanikët blejnë USB mbi 300 euro për t’u mbrojtur nga 5G-ja

Periskopi.com Tech & Auto

Një pajisje që kushton mbi 300 funte premton që të ruajë familjen tuaj nga rreziqet e supozuara të 5G-s, duke përdorur teknologji kuantike – por a funksionon? Natyrisht që jo.

Vendosja e rrjetit të ri mobil 5G filloi në Mbretërinë e Bashkuar vetëm verën e kaluar dhe ende nuk ka arritur jashtë zonave urbane.

E megjithatë, në mbarë vendin është formuar një industri e vogël që iu ofron njerëzve mbrojtje kundrejt efekteve negative shëndetësore të supozuara prej saj, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Kësisoj është rekomanduar 5GbioShield nga një anëtar i komitetit këshillues të Këshillit të Glastonbury Town, që ka bërë thirrje për hetim ndaj 5G-së.

Njëri prej nëntë anëtarëve të jashtëm, Toby Hall, tha: “Ne e përdorim këtë pajisje dhe na duket mjaft ndihmuese,” e më pas ofroi një vegëz në website-in e saj, që e përshkruan atë si një çelës USB-je që “ofron mbrojtje për shtëpinë dhe familjen tuaj, falë katalizatorëve holografikë, që mund të vishen apo vendosen në smartfonë apo të tjera pajisje elektronike.”

Çdonjëri prej këtyre çelësve të USB-ve kushton nga 339 funte.

Në pamje të parë duket thjesht një çelës USB-je, me një kapacitet prej 128 MB.

Qytetarët mendojnë se qeveria duhet të ofrojë mbrojtje kundër efekteve të rrezatimit nga fushat elektromagnetike dhe kjo i ka shtyrë të blejnë këto USB.

Por, rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar kishte bërë matje për rrrezimin nga fushat magnetike pas vendosjes së 5G-së në 16 vende, dhe sipas rezultateve dilte se emetimet ishin vetëm “një fraksion i vogël” mbi nivelin e standardeve ndërkombëtare. /Periskopi

Shpërndaje në: