Britanikët u larguan, amerikanët afër fundit. Talibanët u kërkojnë afganëve t’i dorëzojnë armët

Britanikët u larguan, amerikanët afër fundit. Talibanët u kërkojnë afganëve t’i dorëzojnë armët

Forcat amerikane janë në fazat përfundimtare të evakuimit nga Afganistani dhe më shumë se 1.000 civilë ende duhet të evakuohen para tërheqjes përfundimtare trupave, tha për Reuters një zyrtar perëndimor i sigurisë në Kabul këtë mëngjes. Zyrtari i tha në mënyrë anonime Reutersit se ende nuk është vendosur për datën dhe kohën e saktë të përfundimit të operacionit.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se do ta respektojë afatin e rënë dakord, kështu që SHBA-ja duhet t’i tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani deri të martën.

“Ne duam të sigurohemi që çdo civil i huaj dhe ata që janë në rrezik të evakuohen sot. Forcat do të tërhiqen sapo të përfundojë ky proces”, tha zyrtari.

Një zyrtar amerikan i tha Reuters të shtunën se më pak se një mijë trupa amerikanë mbetën në aeroport, nga 5.800 sa ishin para pak ditësh.

Trupat e fundit britanikë të mbetur u larguan nga Kabuli mbrëmë. Ata zbarkuan në Mbretërinë e Bashkuar rreth orës 22:25, duke i dhënë fund qëndrimit të tyre 20-vjeçar në Afganistan.

Ndërsa aeroporti është kaotik, pjesa tjetër e Kabulit është relativisht e qetë. Talibanët u kanë kërkuar banorëve t’i dorëzojnë armët, tha zëdhënësi i tyre.

 

Shpërndaje në: