Britanikët vendosin për largim nga BE-ja

Britanikët vendosin për largim nga BE-ja

Mediat në Britani të Madhe kanë raportuar se britanikët i kanë thënë po largimit nga Bashkimi Evropian. Siç raporton BBC, në favor të daljes nga Bashkimi Evropian kanë votuar 52 për qind, ndërkaq 48 për qind  e kanë kundërshtuar Brexitin. Raportohet se në Angli dhe Uells kanë votuar fuqishëm për Brexit, ndërsa Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut kanë mbështetura qëndrimin në BE.

Ndryshe, raportohet se janë numëruar votat në 374 prej gjithsej 382 rajoneve lokale. Po ashtu, politikanët që udhëhoqën fushatë për largim nga BE-ja kanë shpallur fitore.

Lideri i Partisë së Pavarësisë së Britanisë së Madhe, Nigel Farage, tha se “mëngjesi ka aguar me Mbretërinë e Bashkuara të pavarur!” dhe ka shtuar se “nëse parashikimet janë të sakta, kjo do të jetë fitore për popullim e zakonshëm, fitore për njerëzit e mirë”.

Shpërndaje në: