Brnabic për propozimin franko-gjerman: Pa u themeluar Asociacioni, nuk diskutojmë propozime të reja

Brnabic për propozimin franko-gjerman: Pa u themeluar Asociacioni, nuk diskutojmë propozime të reja

Gjatë vizitës së sotme në Shkup, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se “është i lumtur sepse propozimi gjermano-francez tani ka arritur sukses dhe po pranohet”.

Për këtë çështje ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e cila për mediat në Paris tha se propozimet e reja për Kosovën nuk mund të diskutohen derisa të zbatohen marrëveshjet tashmë të arritura, që sipas saj janë Marrëveshja e Brukselit dhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

“Prishtina duhet të fillojë themelimin e Asociacionit, kjo është pikënisja mbi të gjitha. Së dyti, nëse marrëveshja nuk është zbatuar dhe Prishtina nuk i përmbush obligimet e saj nga marrëveshja e Brukselit, nuk e di se kush do të garantojë ndonjë marrëveshje”, ka theksuar Brnabic.

Më e rëndësishmja, shtoi ajo, “është që të punojmë në atë që është rënë dakord – që Prishtina më në fund të fillojë themelimin e Asociacionit dhe që serbët të kthehen në institucione, të kemi stabilitet dhe hapësirë ​​shtesë për të diskutuar disa propozime të tjera dhe për të vazhduar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Shpërndaje në: