Brnabiq: Edhe ndërkombëtarët po i kërkojnë Haradinajt që të heq taksën

Brnabiq: Edhe ndërkombëtarët po i kërkojnë Haradinajt që të heq taksën

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq deklaroi sot se ende nuk dihet nëse do të mbahet takimi i paralajmëruar me Prishtinës dhe Beogradit për datën 1 korrik në Paris.

Ajo tha se takimi i Berlinit duhet të rezultojë me vazhdimin e procesit të dialogut, por që sipas saj, deri te kjo nuk mund të vijë derisa Prishtina zyrtare nuk pranon të heqë taksat, për të cilat kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se do të ndodhë vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën si shtete të pavarur.

“Kjo nuk është diçka që thotë vetëm Beogradi, por këtë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë – Shtetet e Bashkuara, anëtarët e BE-së e deri te njerëzit që iniciuan takimet në Berlin dhe Paris”, tha Brnabiq në Paris pas takimit me homologun e saj francez, Edouard Phillipe.

Shpërndaje në: