Brnabiq ngrit në këmbë Serbinë me deklaratën për Rusinë

Brnabiq ngrit në këmbë Serbinë me deklaratën për Rusinë

Deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabiq se “nëse duhej që Serbia të zgjidhte në mes të lidhjeve më të ngushta me Rusinë dhe anëtarësimit në BE, ajo do të vendoste për BE-në”, ka shkaktuar pakënaqësi tek disa parti politike në Beograd.

Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq që të deklarohet për këtë si dhe debat publik mbi anëtarësimin në BE.

“Me rastin e zgjedhjes së Brnabiq vetëm radikalët serb nuk janë marrë me çështje dytësore, në të cilat regjimi I Vuçiqit me ditë të tëra ka tërhequr vëmendjen,

” Ne e dinim se ajo (Brnabiq) ka qenë e imponuar dhe se Perëndimi përmes saj bën presion mbi Aleksandar Vuçiqin. Për këtë ne kemi paralajmëruar shumicën parlamentare” thuhet në një deklaratë të radikalëve serbë, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në: