Brooklyn Beckham në momente intime me të fejuarën në banjo

Brooklyn Beckham në momente intime me të fejuarën në banjo

E fejuara e Brooklyn ndau një foto ku shfaqet në çaste intime me partnerin.

Brooklyn Beckham ka pak muaj që është fejuar me Nicola Peltz, ndërsa së shpejti pritet ta organizojnë edhe dasmën, shkruan lajmi.net.

Çifti duken shumë të dashuruar dhe nuk i kursejnë aspak edhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin.

Së fundi, Nicola publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet në momente romantike bashkë me Brooklyn në banjo.

Brooklyn shihet i mbuluar me një peshqir, kurse e fejuara e tij ishte pas dhe po i dhuronte puthje atij, teksa të dy ishin në banjo.

https://www.instagram.com/p/CFe2VhdBwzO/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në: