Bruksel, një nga kamikazët kishte punuar në Parlamentin Europian

Bruksel, një nga kamikazët kishte punuar në Parlamentin Europian

Parlamenti Europian ka deklaruar se njëri prej atentatorëve të sulmeve terroriste të Brukselit, i cili hodhi vetën në erë, kishte punuar si pastrues në këtë institucion.

Duke cituar deklaratën e Parlamentit, BBC shkuan se “ai kishte punuar dy muaj në total, një verën e vitit 2009 dhe një tjetër në verën e vitit pasardhës, mirëpo nuk kanë bërë të njohur identitetin e tij”.
Por, mediet ndërkombëtare shkruajnë se sipas burimeve bëhet fjalë për Najim Laachraoui, njëri prej autorëve të dyshuar në aeroportin e Brukselit.
Gjithashtu, Parlamenti këmbëngul se firma që kishte fituar të drejtën për pastrimin e ambienteve ka provuar se personi nuk kishte asnjë të kaluar kriminale.
Për Najim Laachraoui dyshohet se ka qenë pjesëmarrës edhe në sulmet e Parisit. Ai është identifikuar si njëri prej dy kamikazëve që shënjestruan aeroportin Zaventem.

 

Shpërndaje në: