Budallai i Interit tregon pse Mourinho dhe Lippi janë trajnerët më të mirë në botë
Marco Materazzi, i cili kishte punuar nën urdhërat e disa trajnerëve të njohur, dhe ishte shquar gjithmonë për mungesë inteligjence, ka folur për trajnerët më të mirë në botë – duke marrë për kriter njohjen me ta.
Ai ka thënë se Mourinho, Lippi, Guardiola dhe Ancelotti janë trajnerët më të mirë në botë. Ndërkaq një nivel më poshtë i konsideron Conten dhe Kloppin.
Karakteristikat e Mourinhos sipas tij janë: energjia, zgjuarsia, përvoja dhe ndjeshmëria.
Duket se ish-interisti më shumë e shikon më shumë serialin e pafund “100 vitrinat” sesa futbollin europjan.
Duke qenë kokëtrashë ai kishte pasur probleme të mëdha t’i ndjekte urdhërat e Benitezit dhe disa trajnerëve të tjerë te Interi. Në vitin 2006, në finale, ai e kishte fyer me motër legjendën franceze Zinedine Zidane, i cili e kishte goditur në gjoks.



