Buffon për gjynah: Raportohet se do të përfundojë në kategorinë e dytë angleze

Buffon për gjynah: Raportohet se do të përfundojë në kategorinë e dytë angleze

Portieri ikonik Gianluigi Buffon raportohet se është i lidhur me një lëvizje shokuese në Elland Road te skuadra e Leeds United që bën pjesë në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

41 vjeçari u largua nga Paris Saint-Germain në fillim të muajit të kaluar pasi nuk iu vazhdua kontrata pas një sezoni dëshpërues, ku në spikamë ra sidomos gabimi i tij në ndeshjen kundër Manchester United e që e eliminoi ekipin e tij nga Liga e Kampionëve.

Dhe sipas raportimeve nga Corriere Della Sera, klubi nga Championshipi është mes ekipeve tjera që ka shprehur interes për portierin veteran nga Italia.

Mes të interesuarave thuhet se është edhe Porto nga Portugalia dhe Fluminense nga Brazili. /Periskopi

 

Shpërndaje në: