Bujar Bukoshi: Kush mendon se duke përdorur Gjykatën Speciale, mund të diktoj politikën në Kosovë, dëmton edhe drejtësinë edhe politikën

Periskopi.com Lajme

Ish kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi ka reaguar pas njoftimit për dorzimin e aktakuzave ndaj disa ish drejtuesve të UÇK. Bukoshi ka theksuar në  deklaratë, faktin që Gjykata Speciale po përdoret për të diktuar poltikën ditore në Kosovë dhe kjo mund të dëmtoj edhe drejtësiën edhe politikën.

AI thekson se të nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë.

Ja deklarata e plotë:

“Përpjekja për të kriminalizuar luftën, si një nga instrumentat kryesorë të lirisë së Kosovës, është përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës.

Ta nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë.

Në Kosovë dështoi drejtësia e importuar nga Perëndimi në emër të shtetit të së drejtës, dhe po ashtu do të dështoj drejtësia e eksportuar në perëndim, në emër të ndëshkimit të shqiptarëve.

UÇK dhe udhëhqësit e saj, nuk mund të bëhen sot ushqim për politikat e ditës në Kosovë, Serbi, por dhe në Perëndim.

Kush mendon se duke përdorur Gjykatën Speciale, mund të diktoj politikën në Kosovë, dëmton edhe drejtësinë edhe politikën. Kosova është mësuar t’ia dal sa herë drejtësia ka qenë mjet politik kundër shqiptarëve.”

Bujar Bukoshi ka qenë kryeminsitri i parë i Kosovës që udhëhoqi institucionet paralele të shtetit të Kosovës, themeluar nga Ibrahim Rugova, deri në çlirimin e saj. Më pas ai ka qenë deputetë zëvendëskryeministër dhe ministër në qeveritë e pasluftës.

Shpërndaje në: