Bulliqi: Me dhimbje të thellë e mora lajmin për vdekjen e Kikajt
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në legjislaturën e fundit, Shpejtim Bulliqi ka thënë se me dhimbje të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e kolegut të tij, Agim Kikaj.
Bulliqi i ka shprehur ngushëllime familjes Kikaj dhe të afërmëve të tij.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e kolegut Agim M. Kikaj. Ngushëllime familjes Kikaj dhe gjithë të afërmve të tij. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook. /Periskopi/



