Bulliqi e bën përgjegjës një polic për incidentet në Podujevë, i nxjerr edhe identitetin

Periskopi.com Lajme

Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje ka treguar se si e ka parë edhe incidentin e sotëm në Podujevë.

Bulliqi ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Agim Veliun, se e ka inskenuar një gjë të tillë – përkundër raportimeve se ishin simpatizantët e VV-së që brohorisnin emrin e tij derisa fjalën e kishte marrë Isa Mustafa.

Ai madje ka identifikuar edhe një polic të shërbimit policor të Kosovës, për të cilin ngre pretendime të forta se ka marrë pushim nga puna për t’u fokusuar në fushatën e LDK-së, përcjell Periskopi.

Por, ai ka bërë me faj edhe komandantin e Policisë në komunën e Podujevës.

Komenti i plotë: 

“Realisht nga ajo që pashë dhe kuptova tashmë është provokuar një incident nga ana e klanit të LDK-së këtu në të cilin incident duket se janë të involvuar edhe zyrtarët policor. Zyrtarët policor faktikisht edhe e kanë shkaktuar incidentin duke e provokuar fotografisitin e fushatës sonë.. Shefi i Shtabit tonë dje ka kërkuar një takim me Komandantin e Stacionit Policor për Podujevë, për të diskutuar në mënyrë që të krijohet mundësia për të evituar çdo incident në këto zgjedhje. Takimi është refuzuar nga ana e komandantit të stacionit policor, është një komandant të cilin Ministri i Brendshëm e ka sjellë këto ditë në Podujevë, special , dhe fatkeqësisht ai i cili e ka nis incidentin është polic i po këtij stacioni policor, i cili është vënë në shërbim të LDK-së dhe e ka provokuar situatën. Ai këtyre ditëve ka marrë pushim nga puna për tu fokusuar pikërisht në fushatën e LDK-së. Emri i tij është Butrint Krasniqi dhe shërben në stacionin policor në Podujevë” deklaroi Bulliqi

Shpërndaje në: