Bum, bum, bam: Pejani rrah babain por bëhet vet për spital, të dy ishin të dehur

Bum, bum, bam: Pejani rrah babain por bëhet vet për spital, të dy ishin të dehur

Dhuna në familje është shpërndarë tashmë në mbarë rolet e një familjeje, dhe shqetësim të madh po ndjellin sidomos rastet në rritje të dhunës së fëmijëve ndaj prindërve të tyre.

Së fundi në komunën e Pejës ka ndodhur një incident i ngjashëm e i dhimbshëm, pak pas mesnate.

Djali ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, përcjell Periskopi.

Por, kjo nuk është e tëra.

Policia e Kosovës më tej ka njoftuar se vet djali është bërë për spital, pasi “në shenjë nervoze ka thyer një xham të shtëpisë.”

Por, çudia është se edhe djali por edhe babai kishin qenë në gjendje të dehur.

Shpërndaje në: