Bunjaku: Elezi nuk do të vije në vend të Lumezit përderisa LDK-ja është gardiane e drejtësisë

Bunjaku: Elezi nuk do të vije në vend të Lumezit përderisa LDK-ja është gardiane e drejtësisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi ka përmendur premtimin e Lëvizjes Vetëvendosje “shkon Lumezil vjen Elezi”

Bunjaku-Rexhepi ka thënë se mesazhi i këtij premtimi i Qeverisë Kurti ishte “kur të vijmë ne, do të ndërhyjmë në prokurorë e gjyqtarë, duke i sjellë prokurorët e gjyqtarët tanë militantë”.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se prandaj u bë edhe shkelja kushtetuese nga Ministrja e Drejtësisë.

Bunjaku-Rexhepi ka thënë se përderisa LDK-ja është gardiane e drejtësisë Elezi nuk do të vije në vend të Lumezit.

Shpërndaje në: