Bunjaku: Kosova mund ta lë Turqinë jashtë botërorit

Bunjaku: Kosova mund ta lë Turqinë jashtë botërorit

Ai thotë se ndeshja e 12 nëntorit do të jetë e vështirë për Kosovën, mirëpo thotë se Turqia mund të mbetet jashtë Botërorit në rast se dështon në këtë ndeshje.

“Është një ndeshje e intensitetit të lartë, 20 minutat e parë do të jenë të rëndësishëm. Turqia është e vetëdijshme se një gabim ndaj nesh mund ta penalizojë dhe mund ta lë jashtë Botërorit. Është një presion i madh i Turqisë, nuk e dimë nëse do të jetë mirë apo keq për ne”, ka thënë fillimisht Bunjaki.

“Turqia ka një kualitet të lartë, ndërsa na pret një atmosferë interesante. Do të jetë një lojë mjaft interesante edhe për lojtarët e rinj, të përfitojnë eksperiencë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: