Bunjaku për koalicionin PDK-LVV në Gjilan: Hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotme

Bunjaku për koalicionin PDK-LVV në Gjilan: Hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotme

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka reaguar pas koalicionit mes PDK-së dhe LVV-së në Komunën e Gjilanit.

Bunjaku- Rexhepi, e ka cilësuar këtë koalicion si ““Hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotëm” dhe si “koalicion i jaranisë”.

“Me parulla e thirrje “Hajnat n’burg” erdhën në pushtet !! E burgjet u dhanë me qira jo për hajna por për kriminelë nga Danimarka!! E në Gjilan kulaqin po e ndajnë bashkë . “Hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotëm”. Dhashtë zoti të mbushen mendë ata e këta…Urime koalicionin e jaranisë Gjilan !!”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: