Burgoset fansi që filmoi veten duke abuzuar në baza raciste tre yjet e Anglisë, pasi humbën penalltitë në Euro 2020

Burgoset fansi që filmoi veten duke abuzuar në baza raciste tre yjet e Anglisë, pasi humbën penalltitë në Euro 2020

Fansi i cili në baza raciste ofendoi tre yjet e Anglisë pas finales së Euro 2020 në një video të publikuar në Facebook, është dënuar me burgim.

Jonathon Best e shfryu tërë mllefin ndaj Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, të cilët i humbën penalltitë në disfatën e Anglisë kundër Italisë në finale të Kampionatit Evropian.

Gjykata e dënoi me 10 javë burim 52-vjeçarin. Best e kishte pranuar fajin paraprakisht.

Best ishte kapur pasi një mik i tij në rrjetin social Facebook e kishte raportuar në polici videon e tij 18 sekonda të gjatë në Facebook, pasi ai kishte refuzuar ta fshinte atë nga profili i vet.

Shpërndaje në: