Burim Berishës i duhen vetëm edhe 36 vota për ta evituar balotazhin

Burim Berishës i duhen vetëm edhe 36 vota për ta evituar balotazhin

Burim Berishës, kandidatit të LDK-së për komunën e Fushë Kosovës, i duhen vetëm edhe 36 vota për të arritur që ta evitojë balotazhin në komunën e vogël në afërsi të Prishtinës.

Distanca mes tij dhe kandidatit të Vetëvendosjes është shumë e lartë, më shumë se 24 për qind, përcjell Periskopi.

Burim Berisha ka arritur të marrë nga 98 për qind e votave të numëruara plot 49.76 për qind të votave.

Duket se llogaritë zgjedhore të z. Berisha nuk kanë qenë ekzakt të sakta, pasi që deri tash nuk i ka votat e mjaftueshme për të evituar balotazhin.

Ai ka 7589, dhe në kursin aktual do t’i duheshin vetëm edhe 36 sosh.

Por, në rast se kutia e mbetur për t’u numëruar ka shumë më shumë, atëherë do të ndërronin llogaritë.

Shpërndaje në: