Burim Ramadani ia kishte kërkuar analizat gruas për të parë a kishte ‘behane’ (Video)

Burim Ramadani ia kishte kërkuar analizat gruas për të parë a kishte ‘behane’ (Video)

Pak kohë pasi ishte njoftuar me Lena Ahmetin, zëvendësministri Burim Ramadani ia kishte kërkuar analizat shëndetësore për të parë a ka ndonjë sëmundje apo jo gruaja në të cilën ishte dashuruar.

Ai në “Talk” të KTV-së ka thënë se donte të dinte mos ka ndonjë sëmundje të lindur apo të trashëguar, apo siç thotë vetë ai, “mos rastësisht ka ndonjë behane”.

Në anën tjetër, Lena thotë se s’kishte kërkuar të njëjtën nga Burimi dhe se për të e rëndësishme ishte vetëm të ndihej mirë sa herë që dilnin.

Shpërndaje në: