Burri më i kujdesshëm që keni parë: Shndërrohet në një karrige për gruan e tij shtatzënë

Burri më i kujdesshëm që keni parë: Shndërrohet në një karrige për gruan e tij shtatzënë

Një burrë në Kinë ka prekur zemrat e miliona njerëzve pasi lejoi që gruaja e tij shtatzënë të ulet në shpinën e tij kur priste në radhë për te mjeku në një spital.

Një video e publikuar nga policia tregon nënën me bark të fryrë dhe e lodhur, duke luftuar të qëndrojë në këmbë, por duket se nuk mund të durojë më shumë për shkak të mpiksjes së këmbëve, transmeton Telegrafi.

Partneri i saj pastaj u ul në dysheme dhe u afrua afër saj, në mënyrë që ajo të ulet në shpinën e saj, kjo edhe si shenjë reagimi ndaj të tjerëve që ishin ulur aty në stolet e koridorit që askush nuk u ngrit që t’ia lëshojë vendin asaj.

Nëna në pritje u ul në shpinën e burrit, ndërsa mbahej me duar te muri që ishte aty afër.

Burri i kujdesshëm më pas i kaloi gruas së tij një shishe uji për t’u siguruar që ajo nuk do të kishte etje gjatë periudhës së gjatë të pritjes.

 

Shpërndaje në: