Burri në Meksikë rrahet për vdekje nga policia pasi nuk kishte vendosur maskë në publik

Burri në Meksikë rrahet për vdekje nga policia pasi nuk kishte vendosur maskë në publik

Një burrë në Meksikë u gjet i rrahur për vdekje, disa orë pasi u arrestua nga oficerët e policisë për mos vendosjen e maskës në publik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, protestat anti-policore shpërthyen të enjten në Guadalajara – qyteti më i madh i vendit.

Lidhur me këtë rast, protestuesit u përleshën me oficerët e policisë jashtë pallatit të qeverisë, duke djegur automjete patrullimi.

Giovani Lopez, një murator, 30 vjeçar, u arrestua më 4 maj nga oficerët e policisë bashkiake në qytetin e Ixtlahuacan de Los Membrillos afër Guadalajara.

Shpërndaje në: