Burri nga Shtimja ia djeg veturën gruas me të cilën kishte lidhje jashtëmartesore

Burri nga Shtimja ia djeg veturën gruas me të cilën kishte lidhje jashtëmartesore

Dy vetura të tipit Mercedes janë djegur dje në Prishtinë. Ky akt dyshohet se u bë nga një i dyshuar, i cili dogji veturën e gruas me të cilën kishte lidhje jashtëmartesore.

Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari, derisa përpos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Sipas ATV-së mes të dyshuarit dhe palës së dëmtuar ka pasur edhe një lëndë në gjykatë.

Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje.

Raporti i plotë:

ZJARRËVËNIE

Rr. Ndue Perleshi, Prishtinë 22.11.2021 – 00:40. Është raportuar se nga zjarri  janë përfshirë dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara afër njëra tjetrës në rrugën e lartcekur.  Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  e kanë lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: