Burri nga Skënderaj vdes në QKUK pasi u godit nga rrufeja

Periskopi.com Lajme

Ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK burri që u godit dje nga rrufeja në Llaushë të Skënderajt.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef në repartin e Intensivës Qendrore.

Doktor Uka tha se përkundër përpjekjeve maksimale, pacienti ka vdekur sot në mëngjes.

“Përkundër tretmanit intensiv dhe përpjekeve maksimale me mbajt në jetë nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka vdekë në orët e hershme të mëngjesit”, tha doktor Uka.