Burri rrah gruan në Ferizaj, ajo “s’ia len”, ia kthen

Burri rrah gruan në Ferizaj, ajo “s’ia len”, ia kthen

Është arrestuar një burrë nga Ferizaji, pasi ishte përfshirë në një rrahje me gruan e tij.

Në raportin policor, i arrestuari kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ku edhe kanë përfunduar duke sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Që të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. 12 Qershori, Ferizaj, 05.09.2021 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij femër kosovar ku dhe kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin, që të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Lajmi.net/

Shpërndaje në: