Burri vret gruan, dy vajzat e vogla dhe në fund veten

Burri vret gruan, dy vajzat e vogla dhe në fund veten

Një burrë nga Britania e Madhe i ka vrarë gruan dhe dy vajzat e veta gjatë qëndrimit në karantinë në shtëpi.

Robert Needham, 42 vjeç, e qëlloi gruan Kelly në kokë, vazjën 4-vjeçare, Ava, në gjoks, dhe vajzën tjetër dyvjeçare, Lexi, në kokë. Edhe burri u gjet i vdekur me një plagë në kokë, të shkaktuar nga arma e zjarrit. Besohet se ai në fund e ka qëlluar veten.

Policia i gjeti katër personat e vdekur në shtëpinë e tyre në rajonin West Sussex më pak se një javë pas fillimit të izolimit kombëtar për shkak të koronavirusit.

Hetuesit policorë thanë se nuk janë duke e hetuar ndonjë person të dyshimtë në lidhje me këto vrasje, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Policia lokale është duke hetuar nëse Needham ka pasur leje për mbajtje të armës që u gjet në shtëpi apo nëse atë e ka siguruar në mënyrë ilegale.

Ky rast e ka tronditur komunitetin lokal në zonën rurale. Ata që e njihnin burrin e dyshuar për këtë krim thanë se ai dukej si prind i përkushtuar.

Krimin e zbuloi një mik i familjes, i cili hyri në shtëpi përmes dritares pasi askush nuk u përgjigj kur trokiti në derë.

 

Shpërndaje në: