Burrit i sëmuret truri, e ka të pamundur të shohë numrin 2 dhe 9

Burrit i sëmuret truri, e ka të pamundur të shohë numrin 2 dhe 9

Dikush e shkruan numrin 8 në një copë letre. Ju e shikoni, e shihni një formë, por s’mund  ta identifikoni se çfarë numri është, ose nëse është numër në fund të fundit. Ajo duket si një shpagetë.

Tingëllon e përçudshme, por kjo është saktësisht ajo që i ndodhi një burri që po vuante një formë të rrallë të sëmundjes neurodegjenerative të quajtur sindromi korikobazal, dhe tash s’po mund t’i dallojë numrat 2 dhe 9.

Kjo sëmundje, shpesh çon në probleme me kujtesën dhe me vështirësi në lëvizje, por edhe në paaftësinë për t’i identifikuar numrat.

Në një studim të ri të publikuar në revistën PNAS, një ekip shkencëtarësh ka përshkruar se si paaftësia unike hedh dritë në atë se si truri proceson ndërgjegjësimin vizual.

Pamundësia e identifikimit të numrave ishte një enigmë e menjëhershme për hulumtuesit. Nëse burri në fjalë mund t’i lexonte shkronjat dhe fjalët, por jo numrat, kjo nënkuptonte se ai duhej të identifikonte edhe numrat – dhe pastaj i përzgjedhte kundër tyre.

Paaftësia duket të jetë një lloj i veçantë i metamorfopsisë, një defekt vizual që bën që objektet lineare të duken të lakuara apo rrethore.

“Kur ai e sheh një numër, truri i tij duhet të “shoh” që është numër para se të mos e shoh – është paradoks i vërtetë,” tha Michael McCloskey, hulumtues i lartë.

“Në këtë hulumtim ne hetuam se çfarë procesimi ndodhte jashta vetëdijes së tij.”

Burri në fjalë e kishte të pamundur të shihte fjalët apo vizatimet e vendosura brenda apo afër numrave 2 dhe 9. Për shembull, ai e kishte të pamundur ta shihet imazhin e një violine të vizatuar brenda numrit 3, por kur violina u vizatua më larg nga numri, ai mundi ta shihte.

Hulumtimi kishte disa implikime interesante për teoritë e ndërgjegjes.

Siç thuhet aty, disa teori propozojnë që njerëzit janë të aftë të performojnë “tipe të caktuara të proceseve komplekse kognitive” sepse ndërgjegja jonë ndërveprim me procese të nivelit të thellë në tru.

Por, rezultatet sugjerojnë se ndërgjegja mund të luajë më pak rol, sepse burri në fjalë “po bënte reprezentime komplekse e sensitive në mungesë të ndërgjegjes.”

Shpërndaje në: