Bushati fyen rëndë Halil Matoshin: E quan belban që punon për një bodigard

Bushati fyen rëndë Halil Matoshin: E quan belban që punon për një bodigard

Gazetari nga Shqipëria, Andi Bushati, i ka kthyer një përgjigje të shkurtër gazetarit kosovar Halil Matoshit pasi ky i fundit e denoncoi thirrjen e tij për revoltë e dhunë.

Bushati në një shkrim të para disa ditëve bënte thirrje për revoltë te militantët e Lëvizjes Vetëvendosje pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Kësaj here ai ka fyer gazetarin me përvojë nga Kosova, Halil Matoshin, përcjell Periskopi.

“Nuk e dija që ky Halil Matoshi ishte edhe gagaç nga mendja. Të ngatërrosh revoltën ndaj padrejtësisë me gjakderdhjen do të thotë se ke punuar për shumë kohë si çirak i një bodigardi,” shkroi Bushati.

Gagaç nga fjalori i shqipes definohet ai që i merret goja e belbëzon.

Ndërkohë, z.Matoshi e kishte akuzuar Bushatin se kishte kërkuar gjakderdhje në Prishtinë, me thirrjet e tij për revoltë.

Por, çka kishte kërkuar Bushati? Në të vërtetë, ai i fryu edhe më shumë polarizimit të shoqërisë kosovare me një shkrim tërësisht të papranueshëm.

“… dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.” /Periskopi

Shpërndaje në: