Ca këshilla para se të filloni zyrtarisht procesin e nxirjes

Periskopi.com Shëndeti

Deri tani mund të jeni nxirë artificialisht për të veshur atë fustanin e shkurtër që pëlqeni aq shumë, por ndërkohë që temperaturat ngrihen, qejfi është të bëheni çokollatë në mënyrë natyrale! Pa nisur mirë plazhin, kini parasysh këshillat në vijim gjatë takimit me diellin.

1-

Nëse të duhet të depilohesh, çfarëdo lloj mënyrë të zgjedhësh, lëre lëkurën të qetësohet për të paktën 24 orë, për të shmangur acarimet e padëshirueshme.

2-

Përgatite lëkurën nga ekspozimi duke bërë një pastrim për të hequr qelizat e vdekura dhe pa harruar eksfoliatin për një nxirje uniforme.

3-

Aplikoni kremin/vajin mbrojtës gjysmë ore përpara ekspozimit në diell për ta bërë atë sa më efektiv. Aplikojeni edhe më vonë përgjatë ditës, nëse është e nevojshme.

4-

Rrisni kohën e ekspozimit në mënyrë graduale: fillojeni duke qëndruar në diell 1 orë, për të mbërritur më pas te disa orë më shumë, si në mëngjes edhe pasdite. Bëjeni lëkurën të mësohet gradualisht me diellin dhe mos harroni që ka qënë për shumë muaj e mbuluar me rroba të trasha.

5-

Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës, madje edhe nëse je e re në moshë, sepse të shndërrohesh e kuqe nuk është gjë e mirë për më tepër që djegia nuk transformohet si me magji në nxirjen e dëshiruar, përkundrazi mund të shkaktojë një lëkurë të shëmtuar.

6-

Rrotullohuni dhe ndryshoni pozicionin shpesh, rreth çdo 15/20 minuta, për ta lejuar diellin të nxijë çdo pjesë të trupit. Më mirë akoma, mund të praktikosh sport ose shëtitjen në breg.

7-

Evitoni qëndrimin për orë të tera në diell dhe më pas minuta të tëra në det, ndonëse është e vërtetë që zhytja të rifreskon, por lëkura do të vazhdojë të jetë e ekspozuar në det apo pishina. Balanconi kohën duke pasur parasysh këtë këshillë.

8-

Nëse jeni të lodhur dhe doni të merrni një sy gjumë, shkoni nën çadër, kështu do të jeni më të qetë për të evituar nxehtësinë apo skuqje/ nxirje vetëm nga njëra anë e trupit, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion.

9-

Preferoni diellin natyral në vend të solarit, që ka një përqëndrim të lartë të rrezeve ultravioletë, të dëmshme për lëkurën sepse mund t’i shkaktojnë asaj plakjen e parakohshme.

10-

Lyejeni gjithmonë mirë lëkurën duke aplikuar edhe në fund të ditës një krem të mirë hidratues ose një qetësues pas diellit. Zgjidhni produktet më të përshtatshme për ju dhe aplikojini edhe pas dushit të mbrëmjes.

Burimi: Pop Sugar