Cadillac ka bërë të ditur datën e prezantimit të Escalade

Cadillac ka bërë të ditur datën e prezantimit të Escalade

Derisa pamjen e kemi parë në imazhet e rrjedhura, tani dihet edhe data kur do të prezantohet në tërësi

Meqenëse modeli i fundit i Cadillac Escalade, ka pesë vite që është në treg, ishte koha për një ndryshim, sepse nuk mjaftonin përditësimet e bëra, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, nuk duhet pritur gjatë, sepse kjo makinë do të prezantohet gjatë një aktiviteti në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara më katër shkurt. Kjo ndodhë vetëm disa ditë, para se të zhvillohet ndarja e çmimeve Oscar dhe jo pa rrëndësi.

Gjatë viteve të fundit, Cadillac ka qenë i pranishëm në shumë aktivitete artistike, ndërsa gjatë reklamave të ceremonive të ndryshme i ka shfaqur edhe modelet e fundit.

“Që kur është shfaqur për herë të parë në Pebble Beach Concours d’Elegance më 1998, Cadillac është bërë një fenomen kulturor, që e definon një makinë SUV. Më katër shkurt, do të sjellim teknologjinë e lartë që do jetë në Escalade të ri”, thuhet në raportin e Cadillac, ku thuhet se do jetë një prezantim shumë mbresëlënës.

Megjithëse nuk janë bërë të ditura detajet shtesë, pritet që deri në prezantimin zyrtar, të ketë edhe lajme tjera për të treguar lidhur me përmbajtjen që do ta ketë.

Shpërndaje në: