Cakaj e tall Kurtin në sy: Që doni i ndërrojmë flamurat

Cakaj e tall Kurtin në sy: Që doni i ndërrojmë flamurat

Sot për vizitë zyrtare në Kosovë ishte zv.ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z.Gent Cakaj.

Cakaj në vizitën e tij të parë zyrtare në Prishtinë u takua me të gjithë krerët e shtetit, presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani dhe tash edhe me kryeministrin Kurti.

Me këtë të fundit marrëdhënia në të kaluarën nuk ka qenë aspak diplomatike dhe aspak e mirë. Vetëvendosje e kishte akuzuar se ai ishte instrumentalizuar nga grupe të ndryshme interesi në Prishtinë te kryeministri shqiptar.

Por, Cakaj megjithatë nuk hezitoi ta vizitonte Kurtin dhe në një moment bëri shaka duke iu drejtuar fotografëve e kamaremanëve të cilëve iu tha se me Kurtin mund t’i ndërronin flamurat.

“Që doni i ndërrojmë edhe flamurat,” i kishte thënë z.Cakaj.

Kurti vetëm buzëqeshi lehtësisht për një gjë të tillë, ndoshta duke menduar për qëndrimin e ndërruar për bashkim kombëtar, dhe për respektimin e simboleve shtetërore të Kosovës. /Periskopi

Shpërndaje në: