Cakolli i PDK’së: Kurti e Haxhiu s’kanë lënë zyre pa shku me shpif e njollosë për ish-krerët e UÇK’së, tash lypin takim

Cakolli i PDK’së:  Kurti  e Haxhiu s’kanë lënë zyre pa shku me shpif e njollosë për ish-krerët e UÇK’së, tash lypin takim

Bujar Cakolli nga PDK ka komentuar vizitën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Hagë, ndonëse atë e pritën veç 5 të burgosur, jo edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Cakolli shkruan se nuk e kishte menduar që vjen dita kur Kurti e Hachiu flasin mirë, e besa kërkojnë edhe takim me ish-krerët e UÇK’së në Hagë.

Ja postimi i plotë:

Kurrë se kisha besu që vjen puna Albini e Albulena me fol mirë për per liderët e UÇK-së e qe besa edhe me lyp takim me ta! Kjo i bjen “ME T’VRA NATËN E ME T’KJA DITËN “. Nuk kanë lanë zyre as kancelari perëndimore pa shku me shpif e me i njollos, e tash lypin takim! Të paftyrë, të pa cipë e të pa shije!

Shpërndaje në: