Cakolli: Pas zgjedhjeve do të ketë koalicion PDK – LDK, Veseli kryeministër, Haziri kryeparlamentar

Cakolli: Pas zgjedhjeve do të ketë koalicion PDK – LDK, Veseli kryeministër, Haziri kryeparlamentar

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, njëherë edhe zëvendësministr i Inovacionit Bujar Cakolli,  përmes një statusi një rrjetin social Facebook, ka komentuar takimet e djeshëm të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, shkruan Periskopi.

Cakolli ka shkruar se koalicion i ardhshëm pas zgjedhjve do të jetë PDK – LDK me kryeministër Kadri Veselin dhe kryeparlamentar Lutfi Haziri.

“Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i tij:

LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK – VV.

Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri.

Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së.

 

Shpërndaje në: